Ka kohë që Adelina Emini ka filluar pushimet, e cila gjatë gjithë kohës ka publikuar imazhe nga bregdeti bashkë me familjen e saj, shkruan Kosovarja.

Ajo po shijon ditët e nxehta duke u relaksuar, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram shumë fotografi të lezetshme familjare.

Kësaj radhe këngëtarja vjen me një imazh artistik, teksa pozon pranë një grumbulli lulesh të ndryshme.

Shumë-llojshmëria e luleve dhe ëmbëlsia e këngëtares kanë rezultuar me një fotografi plot stil.

Kështu po shijon Adelina pushimet. /Kosovarja/