Bëhet fjalë për reperin e njohur Majk, i cili kohët e fundit ishte në qendër të shtypit rozë për lidhjen e tij me bukuroshen Melita Nushi, shkruan Kosovarja.

Por, si duket Majk, sërish nuk gjeti ngrohtësi shpirtërore as me modelen, pasi që prej kohësh po qëndron i heshtur, pa publikime të ndonjë fotoje që do të tregonte prezencën e saj.

Përkundrazi fotoja e fundit, dha një tjetër mesazh, me sa duket një tjetër femër po e shoqëron reperi, apo ndoshta ky është thjeshtë një tjetër provokim i tij për të marrë vëmendje.

/Kosovarja/