Shumë kosovarë këtë kampionat do të kenë rastin ta shohin vetëm përmes ekraneve televizive, pasi Rusia as për këtë ngjarje sportive nuk ka bërë lëshime që t’i lejojë qytetarët nga Kosova të udhëtojnë me pasaportat e tyre.

Një lexues i Magazina, thotë se ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Rusisë, për ta pyetur në rast se mund të udhetoj në Botëror me pasaport kosovare, por që ka marrë pëgjigje negative.

Deparameti Konsullor i MPJ-së ruse, i është përgjigjur kosovarit se nuk i lejohet hyrja në Rusi me pasaportën e Kosovës.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që kosovarët privohen të ndjekin ngjarje sportive e kulturore për shkak të politikës.