E kësaj radhe jo vetëm të dashamirësve të sportit, por edhe të muzikës. Një emër i ri në skenën botërore Era Istrefi e cila vjen po ashtu nga një shtet i ri në botë, Kosova është bërë ikona e këtij Botërori bashkë me të famshmit Will Smith dhe Nickey Jam. Treshja realizoi himnin e Kupës së Botës 2018, “Live it Up”, këngë e cila po pritet shumë mirë. Pas këtij suksesi bukuroshja nga Kosova si duket ka marrë inspirim edhe më shumë, para pak ditësh ajo lansoi edhe këngën tjetër solo “Prisoner” . 

Për këtë projekt Era për Billoard ka thënë se është këngë që e identifikon atë, e ne e dimë se Istrefi është talent i jashtëzakonshëm i muzikës reggae. Për të realizuar videoklipin e “Prisoner” Era ka shkuar pikërisht në djepin e këtij zhanri të muzikës, Xhamjaka. Ajo ka publikuar video në Instastroy ku ka konfirmuar se po xhirohet spoti i këngës, e po ashtu ka ndarë momentet të këndshme me të rinjtë xhamajkan, të cilët nuk kanë shpëtuar pa një golë nga Era./21Media